Rrëfimi i Fahredin Muratit se si ishte rrahur me të dal nga xhamia

Në ditën kur aktivistët e Vetëvendosjes ia kishin mësyrë kufirit në Merdare dhuna e cila pëlciti gjatë kësaj proteste përveç personave që ishin në turmë dhuna nga policia nuk i ka kursyer as qytetarët e rëndomtë. Njëri ndër ta ishte edhe Fahredin Murati të cilin e kishte pritur dajaku me të dalë nga dyert e xhamisë me një person të moshuar.

Policia më 14 janar nuk e kanë kursyer as fenë e as kombin. Duhet bërë një seleksionim në polici mes policëve të Policisë së Kosovës dhe Policëve të Hashimit. Unë qëllova në policët e Hashimit të cilët më kanë rrahur sapo dola nga dyert e xhamisë. Isha me një plak duke dal nga xhamia. Polici me numër 7755 më rrahu pa prit e pa kujtua pa marrë unë hiq pjesë në protestë. Derisa po dilnim me plakun nga xhamia ai kërkoi me leje ta kalon kordonin e policisë. Polici me numër 7755 i tha ec shpejt. Plaku i tha 73 vjet i kam s’muj me kalu shpejt por po rri këtu. Unë ndërhyra i thash pse bre burrë po e maltretoni plakun?  Më tha: Kush je ti? I thash a s’po më njeh ? Se unë jam i lindur e i rritur në Podujevë. Isha anëtarë i çetës së llapit me 1993.

Polici më tha largohu andej dhe në një mënyrë arrogante ma ngjiti “kleqken” e mandej më ka rrahur vetë i pesti. Më pas më kanë dërguar në stacion policorë. Me ju thënë të drejtën deri në ora 12 të natës as frymë s’kam mujt me u ngop si pasoj e rrahjes që më kanë bërë” thotë Fahredin Murati për kosovalbaner.com.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat