Zjarri i cili sot kishte kapluar xhaminë, në lagjen Haxhet në Novi Pazar, ka shkatërruar po thuajse të tërin këtë objekt fetar i cili është nën kontrollin e Bashkësisë Islame të Serbisë kryetarë i së cilës është myftiu Muamer Zukorliq, njofton Tanjug.
Nuk kishte të lënduar nga zjarri, ndërsa hetuesi gjyqësor Igor Kozlov tha se zjarri mundë të jetë shkaktuar si pasoj e rrjetit elektrik të vjetruar.
Zjarri është fikur ndërsa pritet edhe komunikimi i organeve kompetente për këtë rast.
Kryeimami Enver Omeroviq, ka thënë sot për Tanjug se nuk beson se dikush me qëllim i ka vënë flakën xhamisë.
“Nuk dyshoj se këtë ka mund ta bëjë dikush me qëllim. Kjo ka ndodhur me lejen e Zotit, ndërsa sipas informacioneve të para zyrtare, bëhet fjalë për rrjetin elektrik”, ka thënë Omeroviq.
Kryeimami, po ashtu ka thënë se kjo xhami është një nga më të njohurat dhe më të vjetrat në Novi Pazar, dhe renovimi isaj do të ndodhë brenda një kohe sa më të shkurtë./shembulli/
{youtube width="660" height="450"}BOe24rt7eN0{/youtube}