Filloi dialogu për liberalizimin e vizave

Kosova filloi zyrtarisht dialogun për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nisën procesin e shumëpritur të dialogut për liberailizimit të vizave. Kryeministri Hashim Thaçi dhe komisionerja e Brendshme të BE-së Sisilia Malstrom thanë se janë përmbushur shumë kritere që mundësuan fillimin e dialogut dhe se të dyja palët janë të përkushtuara që sa më parë të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Komisionerja Malstrom tha se sot fillon vetëm dialogu ndërkaq shumë shpejt institiciuonet e Kosovës do të marrin edhe udhërrëfyesin i cili përcakton qartë kriteret të cilat duhet plotësuar.

Kryeministri Thaçi ne emër të qeverisë tha se kriteret që do të përcaktohen nga Bashkimi Evroppian do të përmbushen në afat rekord. Thaçi tha se kjo është një ditë historike për Kosovën dhe të ardhmën e saj evropiane. Fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave sipas kryeministrit dëshmon se Kosova është në rrugë të mbarë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministi ka ftuar gjitha institicuonet dhe partitë politike që të punojnë së bashku në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian:

Zyrtarët e Komisionit Evropian thanë se Kosova do të trajtohet njëjtë sikurse vendet e rajonit të cilat kanë kaluar në këtë proces. Ndërkaq marrë për bazë praktikat e këtyre vendeve, që nga fillimi i dialogut për liberalizim e deri të marrja e udhërrëfyesisht vendet kanë pritur kryesisht deri në 6 muaj. Ndërkaq më pas deri të liberalizimi i vizave kanë kaluar nga 18 deri në 24 muaj. Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka regjim të vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Kriteret kryesore janë siguria e kufijve, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Por kryeministri Thaçi u zotua sot se qeveria do të angazhohet fuqishëm që në këto çështje të ketë përmirësime./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat