Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar sot debat në seancën plenare të Kuvendit, për 14 janarin dhe miratimin e një mocioni, që e detyron Qeverinë t’i raportojë Kuvendit, çdo tre muaj për reciprocitet, por që i shfuqizon të gjitha vendimet e tjera lidhur me këtë çështje, duke sfiduar kështu mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje, të vitit të kaluar për reciprocitet me Serbinë.
Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar propozimin e PDK-së me 53 vota për, 24 kundër dhe 10 abstenime.
Debati pritet të zhvillohet pas disa pikave të rendit të ditës./rtk/