Një 34 vjeçar serb nga Bosnja, u dënua sot nga Gjykata e Rrethit e Stockholmit me burgim të përjetshëm, për shkak të pjesëmarrjes në masakrën ndaj shqiptarëve në fshatin Çyshk të Kosovës gjatë vitit 1999.
Ai ishte i akuzuar për krim kundër njerëzimit, për vrasje, për tentim vrasje dhe zjarrëvënie të shtëpive në fshatin Çyshk të Kosovës në maj të vitit 1999.
Ndërkaq, dhjetë familjet ndaj anëtarëve të së cilave u kryen krimet, do të marrin dëmshpërblim prej 150 – 200 mijë koronash, përkatësisht afërsisht nga 15 – 20 mijë eurosh secila.
Lajmi është publikuar nga shumë media të këtushme, por sipas ligjit për informimin publik, emri i këtij krimineli të dënuar, nuk mund të bëhet publik. (Ramadan Reshitaj)/expres/