Serbët në veri të Kosovës në prag të luftës civile

Burime të sigurta të portalit LajmeShqip.com në veri të Mitrovicës bëjnë të ditur se grupet kriminale serbe që deri tani kanë pasuar përkrahjen e Qeverisë së Beogradit dhe Presidentit Tadiç janë duke nxitur në veri të Kosovës një luftë civile.

Duke parë rrezikun nga lufta civile në veri, Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punve të Brendëshme të Serbisë ka dërguar në Kosovë këto ditë rreth 500 policë serbë të cilët janë vendosur në komunat në veri të Kosovës.

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar edhe foto të mercenarëve rusë që po veprojnë në veri të Kosovës.

Burimet e portalit LajmeShqip.com, njoftojnë se të mërkurën këtyre policëve u janë shpërndarë dhe dhënë armë të ndryshme, revole etj, në vendin e quajtur Zveçani i Vogël.

Në mesin e këtyre policëve mësohet se janë rekrutuar edhe 10 shqiptarë nga Lugina e Preshevës, kanë njoftuar burimet e portalit. Qëllimi i këtyre policëve sipas burimit është që të parandalojnë një luftë civile në veri dhe me këtë rast policët duhet që të eleminojnë grupet radikale serbe, qoftë edhe fizikisht.

Në këtë aksion në veri është duke e udhëhequr grupi kriminal serb “Obraz” që komandohet nga Igor Vojnoviç, grupi tjetër “1389″ si dhe grupe tjera, të cilat kanë përkrahje direkte të kryetarit të DSS-së, Vojisllav Koshtunica si dhe atij të SNS-së, Tomisllav Nikoliçit.

Burimi më tej ka shtuar se në ditët në vijim pritet që ky grup i policëve që janë futuar në Kosovë nëpërmjet rrugëve alternative, do të veprojë veçanërisht në eleminimin e grupit “Obrazi” dhe atij “1389”. Po ashtu në Kosovë gjatë të enjtës janë futur edhe mbi 30 persona të grupit “1389″ të cilët gjatë natës, mes së enjtes dhe të premtës kanë ruajtuar barrikadën në fshatin Rudare të Zveçanit.

Koshtunica dhe Nikoliç kanë armatosuar grupet e tyre për t’iu kundërvënë Qeverisë së Serbisë dhe Presidentit Tadiç në njërën anë, kurse në anen tjetër me këto grupe ata po tentojnë që të destabilizojnë gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës por edhe në pjesë tjera të caktuara në territorin e Kosovës.

Qëllimi final i kësaj është që situata në Kosovë të paraqitet në botën e jashtme si e paqëndrueshme dhe e rrezikshme për serbët.

Përkrahje direkte të grupeve radikale në veri të Kosovës si dhe Koshtunicës dhe Nikoliçit është duke i dhënë edhe Ambasadori rus në Beograd Konuzin.

Burime më tej ka shtuar se armatimi kryesor për grupe radikale serb në veri është duke ardhuar nën singlën dhe në emrin e ndihmave humanitare, në menyrë që t’i ikë kontrollit të KFOR-it në veri të Kosovës.

“Janë identifikuar dhe janë parë se janë shkarkuar armë dhe paketime të ndryshme nga ndihmat humanitare, të cilat burimet tona, i kanë identifikuar se janë shpërndarë tek anëtarë të këtyre dy grupeve kriminale, të cilat pasaj kanë rishpërndarë tek grupet dhe mercenarë tjerë në veri të Kosovës. Janë identifikuar edhe celulat kryesore të këtyre kriminelëve dhe ne kemi informatorët tonë të sigurtë dhe të besueshëm për të vëzhguar dhe monitoruar zhvillimet”, ka thënë burimi i Portalit.

Veriu i Kosovës tashmë është i ndarë në ekstrem politikisht. Kryetari i Qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç dhe kryetari i Leposaviçit Branko Niniç, janë kundër mbajtjes së referendunmit dhe pro Tadiçit, ndërsa kryetari i komunës së Zubin Potokut Sllavisha Ristiç, ai i veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiç si dhe ai i Zveçanit Dragisha Milloviç janë për mbajtjen e këtij referendum, derisa një pjesë e madhe e përkrahin Koshtunicën dhe Nikoliçin bashkë me grupet kriminale si “Obrazin” dhe “1389” etj./LajmeShqip.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat