Komisioni Qendror Zgjedhor në Kajro shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve duke shpallur kështu fitoren e Partisë së Drejtësi dhe Lirisë, krahut politik të “Vllazërisë Muslimane” dhe partive që hynë në koalicion me të, të cilat morën 235 mandate nga gjithsej 498. Ky është 47%-shi i numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur. Më pas pason Partia e Dritës, e cila i përket krahut selefit, e cila ka arritur të marrë 23% të numrit të përgjithshëm. Përderisa partitë tjera morën 30%-shin e mbetur./Shembulli/