Fillon protesta e ”Vetëvendosjes”

Lëvizja Vetëvendosje e ka filluar sot protestën e radhës me synim bllokimin e mallrave serbe.

Protestuesit janë mbledhur në pikëkalimet Merdare dhe te Dheu i Bardhë në tentim që të bllokojnë mallrat serbe. Deri tash situata mbetet e qetë.

“Protesta jonë është paqësore, është e drejtë dhe do të jetë protestë e dobishme, është protestë në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe për prodhimin vendor. Ne po shkojmë sot aty që ta pengojmë dhe ta bllokojmë Serbinë, andaj i bëjmë ftesë policisë që të mos na bllokojë dhe pengojë neve. Skenari ynë është i njëjtë, tërësisht paqësor, shpresojmë që skenari i policisë do të jetë tjetër, pra nuk do të na pengojnë e nuk do të na bllokojnë”, ka thënë lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, para nisjes për Merdare.

Policia ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë që të bllokohet rruga./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat