Në mesin e protestuesve edhe policë civil

Qytetarët vazhdojnë t’i bashkohet protestës së Lëvizjes Vetëvendosje tek Dheu i Bardhë. Aktualisht në këtë vend protestuesit janë ulur në njërën korsi të rrugës, kurse drejtuesit e Vetëvendosjes kanë bërë thirrje që mos të bien pre e ndonjë provokimi dhe të protestojnë në mënyrë të qetë.

Afër pikës kufitare tek Dheu i Bardhë në mesin e protestuesve janë edhe drejtues të lartë dhe deputetë, si Glauk Konjufca, Visar Ymeri e Liburn Aliu.

Njëri nga drejtuesit e Vetëvendosjes nga Gjilani, Smajl Kurteshi dhe deputeti Liburn Aliu kanë thënë se dyshohet se në mesin e protestuesve të ketë edhe policë civilë dhe kërkuan prej tyre që të largohen nga turma.

Ata u bënë thirrje protestuesve që mos të bien pre e ndonjë provokimi dhe të protestojnë në mënyrë të qetë.

Ndryshe, deri tani kanë nga pika kufitare Dheu i Bardhë kanë qarkulluar disa automjeteve, por jo edhe maune me mallra serbe.

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar 50 metra afër protestuesve dhe janë në gjendje gatishmërie, por deri tani nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje./kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat