40 mijë turq protestojnë projektligjin francez në Paris

Mijëra turq që shkuan në Paris nga të katërt anët e Evropës, organizuan një protestë të madhe ndaj projektligjit që cilëson vepër penale mohimin e pretendimeve armene të pabaza në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Protestuesit turq shkuan në Paris jo vetëm nga qytet e ndryshme të Francës por dhe vende të tjera të Evropës si Gjermania, Belgjika, Holanda, Anglia etj dhe që në orët e para të mëngjesit mbushën sheshin e Paris për një tubim të madh.

Ata hodhën slogane kundër projektligjit në fjalë dhe kërkuan nga Senati francez që të refuzojë këtë projektligj.

Në tubim pritej të merrnin pjesë rreth 35 mijë vetë, por pavarësisht numri i pjesëmarrësve arriti në 40 mijë.

Mijëra turq me flamuj turq, francezë, azerbajxhanas dhe algjerian herë pas here hodhën edhe slogane kundër Presidentit të Francës, Nikolas Sarkozy.

Grumbulli i mbledhur që në orët e para të mëngjesit mbushën sheshin Denfert Rochereau në Paris dhe ecën për rreth 4 kilometra drejt senatit.

Ata theksuan se vendi për të shkruar historinë nuk është parlamenti.

Në këtë tubim u theksua se projektligji shkel të lirinë e të shprehurit.

Iniciativa për të marrë projektligjin në rendin e senatit ka shqetësuar edhe disa politikanë francezë.

Nëse ky projektligj do të miratohet atëherë rreth 500 mijë nënshtetas turq që jetojnë në Francë, nëse shprehen kundër pretendimeve armene do të gjenden direkt fajtorë./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat