Ndërpritet mësimi në tërë Kosovën

Ministria e arsimit ka marrë vendim që për shkak të reshurave të mëdha të borës, të enjten dhe të premten, të mos mbahet mësimi në të gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës.

për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe vështirësimit të lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, pas kontakteve me të gjitha drejtorit komunale të arsimit (dka) në republikën e Kosovës, është vlerësim se në shumicën e komunave, gjendja e kushteve atmosferike është e vështirësuar.

me kërkesën e shumicës së dka-ve, masht bie vendim që përkohësisht (respektivisht gjatë ditëve e enjte dhe e premte), të ndërpritet mësimi në të gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës.

mësimi në të gjitha shkollat rifillon të hënën, më 30 janar 2012.

ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifikimit të përbashkët të dka-ve me masht-in./kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat