Arrestohet një person për vrasjen e policit Zymberi

Pas punës së përbashkët hetimore të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, të enjten Policia e EULEX-it ka arrestuar një individ të kërkuar në lidhje me vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, të ndodhur më 26 korrik 2011.

Arrestimi, sipas një njoftimi të EULEX-it, thuhet se është bërë në fshatin Çabër në veri të Kosovës.

“Momentalisht individi është duke u marrë në pyetje. Hetimi për vrasjen e Enver Zymberit është duke u zhvilluar bashkërisht nga Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it, dhe prokurorët vendorë e ata të EULEX-it”, thuhet më tej në njoftimin e EULEX-it.

Polici Enver Zymberi mbeti i vrarë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, më 25 korrik të vitit të kaluar, për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat