Serbët ndalojnë kolonën e KFOR-it në veri

Një grup serbësh kanë ndaluar të premten rreth mesditës, afër Zupqit, një kolonë të automjeteve të KFOR-it gjerman, e cila qarkullonte në drejtim të pikës kufitare Bërnjak, në të cilin ishin edhe dy automjete të EULEX-it.

Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se shkak i këtij ndalimi ishte arrestimi i djeshëm i Radisha Vuqiniq nga Zupqi nga ana e EULEX-it, si i dyshuar për vrasjen e policit, Enver Zymberi.

Sipas këtyre burimeve, serbët pas bisedave me përfaqësuesit e KFOR-it kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Vuqiniqit, ndryshe kanë kërcënuar më bllokadë të magjistrales Mitrovicë_Ribariq.

“Në këtë magjistrale nuk do të mund të qarkullojnë kurrë pjesëtarët e EULEX-it dhe as automjetet e tyre, ndërsa për KFOR-in një korsi do të jetë e hapur dhe ata mund të qarkullojnë”, kanë cituar burimet të kenë thënë serbët. /Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat