Vrasje brenda familjes, vret babanë e gruas

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot me protagonistë familje shqiptare në Vernier, lokalitet i Gjenevës në Zvicër, i thanë agjencisë NOA.al burime nga policia lokale.

Vrasja ndodhi sot në orën 10:30 kur shtetasi shqiptar nga Kosova, 31 vjeç, i mori jetën me armë zjarri babait të gruas së tij 30 vjeçe.

Viktima, një shtetas shqiptar i Kosovës, 56 vjeçar, prej vitesh shtetas zviceran, humbi jetën në banesën e vajzës së tij.

Sipas hetimit, në banesën që shihni në foto, babai 56 vjeçar shkoi të marrë të bijën që të vijë si mysafire në shtëpinë e tij për ditët e fundjavës.

Befas dhëndri ka shpërthyer në refuzim duke mos dashur që e shoqja të largohej nga shtëpia.

Në gjaknxehtësi e sipër, 31 vjeçari ka nxjerrë një pistoletë që kishte në shtëpi dhe me të ka qëlluar babain e gruas së tij me të cilën bashkëjetonte prej vitesh dhe kishin një vajzë.

Policia e Gjenevës shkoi në vendngjarje dhe tha se ka arrestuar 31 vjeçarin shqiptar të Kosovës, me shtetësi edhe zvicerane./noa/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat