Studentët protestojnë në mbrojtje të çlirimtarëve

Disa organizata studentore të hënën do të protestojnë kundër procesin gjyqësor që po mban Misioni EULEX ndaj ish- komandantit të luftës çlirimtare, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe disa luftëtarëve tjerë të lirisë.

Thuajse të gjitha organizatat pa dallim kanë mbështetur këtë thirrje për protestë. Bëhet e ditur se studentët do të mblidhen nga ora 12.00 para Fakultetit të Filologjisë dhe mandej marshi protestues do të ndalojë tek hapësira para Teatrit Kombëtar.

Në mbështetje të kësaj proteste ka dal edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, me ç’rast u bëhet thirrje të gjithë studentëve që protestën e tyre ta bëjnë në mënyrë të qetë dhe paqësore.

“Parlamenti Studentor ka përcjellë me vëmendje të gjitha proceset në Kosovë dhe me theks të veçantë rastin e gjykimit të ushtarëve të UÇK-së, nga EULEX , dhe me këtë rast PSUP mbështet iniciativën e disa organizatave studentore për të shprehur pakënaqësitë me anë të një proteste paqësore që do të mbahet për rastin “Kleçka” dhe në mbrojtje të ushtarëve të UÇK-së. Edhe PSUP shprehë pakënaqësi në lidhje me këtë gjykim dhe bën thirrje që sa më parë të përfundoj ky proces dhe të lihen të lirë ata që çliruan Kosovën dhe që sakrifikuan shumë për lirinë e vendit tonë”, thuhet në një komunikatë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës./kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat