Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka filluar procesi gjyqësorë në rastin “Kleçka”, ku në mesin e të akuzuarve është edhe deputeti dhe nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj.
Gjatë seancës së parë të gjykimit sipas avokatëve mbrojtës qështja kryesore do të jetë jetë pranueshmëria si prov ose jo e dëshmive të “Dëshmitarit X”. Avokati mbrojtës, Tahir Rrecaj ka thënë për të përditshmen ”Epoka e Re”, se mbrojtja e Limajt është e përgatitur për t’i hedhur poshtë këto dëshmi, në mënyrë që ato të mos njihen si prova që do të përdoren në gjyq./rtk/