Ndihmat ruse ende nuk janë shpërdarë

Ndihma humanitare e presidentit rus, Dimitri Medvedev, prej 319 tonësh për serbët e “rrezikuar” në Kosovë, ende nuk është shpërndarë.

Mediat serbe raportojnë se konvoji prej 27 kamionësh me ndihma ka përfunduar në depot e Kryqit të Kuq të Zveçanit.

Deri më tash ndihmat kanë arritur në duart e 2 mijë rasteve sociale nga 8 mijë sa janë të evidentuar në Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Sipas mediave të Beogradit, mosmarrëveshja u shkaktua me faktin se nuk dihej kujt i është dedikuar ndihma.

Në Ambasadën ruse në Beograd kanë thënë se ndihma e tyre u është dedikuar të gjithë banorëve të rrezikuar. Zyrtarët e kësaj ambasade kanë thënë se nuk bëjnë dallime mes serbëve në veri dhe në jug të Kosovës.

Sipas Ambasadës ruse, Kryqi i Kuq ka qenë i ngarkuar për përgatitjen e listave të cilëve ndihma u është më e domosdoshme, dhe që të mos ketë abuzime./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat