Gjendje e jashtëzakonshme në Pejë

Bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, neni 13, statuti i komunës së Pejës, i shtyrë nga krijimi i rrethanave të kushteve atmosferike, Kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha, ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e komunës së Pejës.

Me këtë vendim të gjitha drejtoratet komunale ngritin në shkallën më të lartë masat e gatishmërisë duke aktivizuar të gjitha kapacitetet përfshirë edhe ato njerëzore. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ndërkaq, siç raporton “Dukagjini”, trashësia e borës ka kaluar trashësinë prej mbi 60 cm, dhe raportohet që bora po vazhdon të bie pareshtur në komunën e Pejës.

Pesë kompani janë angazhuar për pastrim ndërsa që pritet të angazhohen edhe dy të tjera.

Lëvizja është vështirësuar si për automjete ashtu edhe për këmbësor. Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha ka formuar një shtab emergjent dhe ka dalë të përcjellë situatën nga afër.

Berisha ka ftuar qytetarët të jenë mobilë dhe të ndihmojnë në pastrimin e borës, secili nëpër lagjet e veta.

Ndërkohë konfirmohet se rruga Pejë – Rugovë është mbyllur në kilometrin e 9-të, nga një ortek i madh bore përderisa rruga Pejë-Kullë-Rozhajë mbetet e hapur vetëm për qarkullim të automjeteve të vogla. /dukagjini/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat