Ndërpritet mësimi në të gjithë Kosovën deri më 13 shkurt

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë vendim që javën e ardhshme të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Këtë vendim, të komunikuar përmes një komunikate për medie, ministri Buja e ka marrë për shkak të motit që po mbretëron në gjithë Kosovën, i cili ka vështirësuar në masë të madhe lëvizjen qytetarëve dhe paralajmërimit se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbretërojë mot i ftohtë dhe me reshje.

“Duke qenë se informatat e vazhdueshme që MAShT-i i ka nga terreni, e që flasin për një gjendje tejet të vështirësuar të lëvizjes, është vendosur që mësimi të ndërpritet nga dita e hënë (6 shkurt) deri në ditën e premte (10 shkurt) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mësimi, sipas MASHT-it, rifillon të hënën më 13 shkurt 2012 e gjithashtu ditën e humbura të mësimit do të kompensohen në fund të vitit shkollor. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat