“Vdekje për shqiptarët” në lagje të Shkupit

Grafite fyese “Vdekje për shqiptarët”, “Maqedonia është e maqedonasve” dhe kryqe, janë regjistruar sot në lagjen Maxhari të Shkupit. Nga MPB informojnë se këto grafite fyese janë shkruar me spërkatës në një shitore të xhamave dhe në një parfumeri në rrugën “Maxhari”, ndërsa slogane të ngjashme provokuese ka edhe në një ekspoziturë të Bankës komerciale dhe në Shtëpinë e Kulturës, lajmëron Kanal 5. Nga policia informojnë se po kryejnë hetime. Mediumi i njëjtë paraprakisht lajmëroi se paraditen e sotme është përdhosur kisha “Shën Kirili dhe Metodi” në lagjen Çento të Shkupit. “Vdekje për kaurët” dhe kryqe janë shënuar në fasadën e një hapësire ndihmëse të Kishës. Rasti është lajmëruar në polici rreth orës 10 nga banorët./koha.mk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat