Mbishkrimet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën(video)

Shkrime nga më të ndryshmet mund të hasen në qendër të qytetit të Tetovës, madje në Shtëpinë e Kulturës, Bibliotekë etj, duke përcjellë mesazhe ofenduese dhe sharje. Ato janë vepër e grafistëve të pandërgjegjshëm të cilët nuk e zgjedhin vendin dhe hapësirën për të shkarravitur. Këto mure i përkasin ambienteve të klubit tetovar të futbollit Shkëndija. Sidomos gjatë natës, grupe të ndryshme tifozësh shprehin mllefin duke shkarravitur sharje. Qytetarët shprehen të revoltuar ndaj kësaj dukurie dhe kërkojnë nga Komuna që të ndërhyjë.“Po normal se mbishkrimet pengojnë, sidomos nëse kanë konotacion etnik, dyfish na pengojnë. Vetëqeverisja lokale duhet të krijojë vend të posaçëm ku grafistët si një lloj arti urban të kenë hapësirën e tyre për të shprehur mendimet e tyre artistike. Por edhe një herë e theksoj, nëse këto janë me konotacione etnike ku fyhet një komunitet duhet të merren masa ndaj tyre”, tha një qytetar. “Inspektorati e ka për detyrë t’i pastrojë më ngjyrë këto shkrime kundër shqiptarëve, do del femiu im do më thotë babë shiko car kanë shkruar maqedonasit, kush do ia shpjegojë atij, askush”tha një qytetar. “Po si nuk pengon normal, pengon”, tha një qytetar tjetër.“Po pengojnë në pamjen e qytetit”, u shpreh një tjetër qytetar. Mbishkrime nga më të ndryshmet mund të hasen edhe në hyrje të qytetit. Në këto mure edhe sot e kësaj dite shihen të ngjitura fletët propaganduese dhe parullat e partive politike, ndërsa më të theksuara janë ato të Lube Boshkovskit dhe të ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov. Bashkim Sulejmani/alsat-m/

{flvremote width="660" height="450"}http://alsat-m.tv/files/video/video_lajm/2011/02.Shkurt 2012/05.02.2012/BASHKIM 1_050212.flv{/flvremote}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat