Menjëherë pasi Anders Behring Breivik vrau 77 njerëz në Oslo dhe në ishullin Utoya, mediat kanë cituar manifestin e tij, në të cilin ndër të tjera ka shkruar se është takuar me një serb më 2002, në Monrovia të Liberisë.
Hetimet janë duke vazhduar për të ta ditur identitetin e ekstremistit serb. Sipas disa burimeve, ai mund të jetë Milorad Ulemek Legija, ish komandat i njësitit famëkeq paramilitar serb, të njohur si Beretat e Kuqe.
Se Legija mund të jetë serbi “i Monrovias”, këtë informatë e ka dhënë televizioni NRK1, e pastaj edhe ditorja "Dagbladet".
Në seancën e dëgjimeve, Breivik ka konfirmuar se në kryeqytetin liberian është takuar me “heroin serb të luftërave, i cili ka vrarë shumë myslimanë”, por nuk ka dhënë detaje tjera, pos që ka shtuar se “mentori i tij ishte hero lufte”. Siç thotë NRK1, ai mund të jetë Ulemek.
Breivik, siç duket, këtë luftëtarë anti-mysliman ka dashur ta rekrutoj për luftën e tij kundër të gjithë myslimanëve të Evropës. /Telegrafi/