Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar të gjithë studentët, pedagogët dhe drejtuesit e njësive akademike së për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe acarit të madh që ka përfshirë mbarë vendin, shtyhen të gjitha provimet, marrja e nënshkrimeve, marrja e notave dhe aktivitet e tjera akademike, të parapara për këtë javë me studentë.
“Provimet dhe aktivitetet tjera rifillojnë sërish nga data 13.02.2012. Udhëzohen përgjegjësit e njësive akademike që provimet e parapara për këto ditë, t’i programojnë në një kohë të përshtatshme dhe për këtë t’i njoftojnë me kohë studentët dhe mësimdhënësit”, thuhet në njoftimin e Rektoratit të UP-së/rtk/