Izolimi dhe era e fortë nuk ka penguar një nënë 29-vjeçare të sjellë në jetë 2 binjake vajza. 29- vjeçarja është transportuar nga fshati Orgjost i komunës Zapod të rrethit të Kukësit pas një udhëtimi prej 6 orësh në këmbë.
Sipas mjekëve nëna e re ka lindur dy fëmijët e saj para kohe, ndërkohë që lindja e saj ka qenë e vështirë.
Shëndeti i nënës së re dhe dy foshnjave është nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe gjithçka është drejt normalizimit të plotë. /albeu/