I ftohti, regjistrohet viktima e parë në Tiranë

Në kryeqytet është regjistruar viktima e parë për shkak të të ftohtit të këtij dimri.

Ai është një 35-vjeçar, qe u gjend pa jete ne lulishten përballë Ministrisë së Jashtme, në anë të lumit Lana.

Ishin kalimtaret ne mëngjes që panë personin qe nuk lëvizte prej orësh që lajmëruan policinë. Një patrulle policie verifikoi ne vend trupin e pajete qe me pas u transportua nga një autoambulance për në morg.

Policia e pati te veshtire identifikimin, por shpejt rezultoi se viktima ishte një endacak me origjine nga Korça me emrin Alferd Talka. Dyshohet se ne gjendje te dehur, ai ka zgjedhur te qëndroje jashtë ne te ftohte dhe aty ka humbur edhe jetën.

Ndërkohë në fillim të javës u shënuan edhe dy viktima të tjera, një në Shkodër dhe një në Korçë.

Temperaturat e ulëta, që shënuan -10 gradë celsius duket se janë bërë shkak  i vdekjes nga infarkti  i 68-vjeçarit Lazer Pal Nika, banues në Komunën e Pultit në Dukagjin, zonë kjo që prej disa ditësh është e izoluar nga dëbora dhe ngrica.

Ndërkohë në Korçë ka humbur jetën një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve. Mësohet se ai ka humbur jetën, teksa shkonte për t’i hedhur kripë aksit Korçë-Voskopojë.

Policia bën të ditur se viktima, Ahmet Metallari nuk ka mundur të dalë në rrugën nacionale për shkak të trashësisë së borës, e cila në këtë zonë ka rritur plot 1 metër.

Ndërkohë përkeqësimi i motit në Qarkun e Korçës sjell edhe mbylljen e 267 shkollave për këtë javë./tch/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat