Haiti e njeh pavarësinë e Kosovës

 

Haiti e ka njohur pavarësinë e Kosovës, bënë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës. “Ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp, kanë bërë publike njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Haiti”, njofton MPJ.

”Njohja nga ky shtet vjen në kohën, kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Haiti është shteti i 87 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat