Në Restelicë 7 të vdekur dhe një fëmijë i gjallë

Sipas informatave më të reja nga terreni, në Restelicë njoftohet për shtatë persona të vdekur dhe një fëmijë i shpëtuar.

Salim Jenuzi, kryetar i Komunës së Dragashit deklaroi se të gjitha viktimat janë të familjes Reka.

Më herët ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin personin e parë me shenja jete nga dy shtëpitë e mbuluara prej ortekut të borës.

Deputeti Hamza Balje ka konfirmuar nxjerrjen e një fëmije nga njëra shtëpi në Restelicë dhe ka shtuar se ekipet e FSK-së po punojnë vazhdimisht në përpjekje për të nxjerrë edhe të mbijetuarit e tjerë të tragjedisë./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat