Dhjetë të vdekur në Restelicë

Trupat e Forcës së Sigurisë dhe njësitë e emergjencave civile posa kanë gjetur edhe tre trupat e fundit, që ishin ngujuar në gërmadhat e shtëpive të tyre në Reselicë pas rënies së ortekut.

Lajmin për gjetjen e viktimës së dhjetë në fshatin Rastelicë, për Gazetën Express, e konfirmoi edhe Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli.

Ai pohoi se deri më tani nën ortekun e borës janë gjetur 10 trupa të pajetë, derisa vajza 5 vjeçare siç dihet i shpëtoi kësaj tragjedie.

Veseli tha se me gjithë gjetjen e trupave që kërkoheshin, prestarët e FSK’së po vazhdojnë pastrimin e shtëpive nën ortekët e borës.

Ai tha se janë marrë të gjitha masat për sigurimi e banorëve të kësaj ane nga ortekët e mundshëm.

Sipas Zëvendësministrit Veseli, pjesëtarët e FSK’së për t’u dal në ndihmë banorëve të bllokuar nga bora kanë marr aksione për sigurimin e tyre edhe në Morinë e disa rajone të tjera.

Dje, u gjenden 7 trupa të pajetë, ndërsa sot 3./expres/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat