Myftiu Tërnava ngushëllon familjen Reka

Të dashur e të respektuar qytetarë të Restelicës!

E nderuara familja Reka!

Me dhembje mësuam lajmin për fatkeqësinë që dje përfshiu fshatin tuaj, më ç'rast nga rrëshqitja e ortekut të borës humbën jetën 9 pjesëtarë tuaj.

Humbja e të dashurve tuaj është e dhimbshme dhe e rëndë, jo vetëm për ju, por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Duke e ndarë dhembjen me ju , në emrin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në emrin tim dhe në emrin e gjithë besimtarëve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, duke lutur Zotin që juve t'ju jap sabër e gajret në përballim e kësaj fatkeqësie dhe të këtij kaderi, ndërsa atyre që pësuan lëndime ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

Të dashur qytetarë të Restelicës!

Bashkësia Islame e Kosovës dhe të gjitha institucionet e saj, me gjithë potencialin që kanë, do të jenë përkrah jush në përballimin e kësaj tragjedie.

Edhe njëherë lus Zotin që juve t'ju jap forcë e kurajo në tejkalimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi” (Kuran)

Me dhembje,

Mr. Naim Tërnava


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat