Familja Reka - Tadiçit: Shikoje hartën e kupton ku është Restelica

Reagimi i familjes Reka ka qenë i menjëhershëm, pas deklaratave të presidentit serb, Boris Tadiq se Serbia do ta ndihmojë familjen Reka.

Familja Reka i bën thirrje presidentit Tadiq që ta shikoje hartën sepse “vetëm ashtu e merr vesh ku është Restelica sepse ai ka harruar ku është ky fshat”.

“Kjo është lojë politike e Serbisë”, thekson familja Reka.

“Jemi të shqetësuar rreth thënieve se ne paskemi kërkuar ndihmën e Serbisë, kjo është e pavërtetë, ne e kemi shtetin, i cili na ndihmoi në çdo moment dhe na u gjind pranë gjatë gjithë kohës”, ka thënë familja Reka për KTV. /GE/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat