Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar një Deklaratë që shpallë të pavlefshëm referendumin e serbëve në katër komuna me shumicë serbe në veri të vendit.
Deklarata u miratua me 64 vota për dhe me 9 abstenim, dhe asnjë votë kundër.
Me këtë deklaratë referendumi serb në veri shpallet i paligjshëm dhe jokushtetues.
Deklarata me 11 pika thotë se ky akt e cenon sovranitetin e Kosovës dhe është ndërhyrje e Serbisë në vend.
Miratimit të Deklaratës i ka paraprirë një debat i gjerë i deputetëve Kuvendit./zeri/