Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë (LDP), Cedomir Jovanovic, ka thënë se askush nuk pret që Kisha Ortodokse Serbe ta njoh pavarësinë e Kosovës. Por, ai nuk do të hesht para faktit se kreu i kësaj Kishe, Patriarku Irinej, ka ofruar vetëm mosbindje, lutje dhe ideologji për vendin e zhytur në gjak, si mënyrë e të mbijetuarit në shekullin e 21.
Ai tha se detyra e tij, si politikan, është që roli i fesë, e sidomos i Kishës serbe - si organizata më e madhe fetare në serbi - të jetë ndryshe, më e mirë dhe më njerëzore se në 20 vitet e fundit.
"Të ndalet loja me publikun, teoria tinëzare dhe më e keqja, sjellja të cilën e iniciojnë dhe zbatojnë disa nga peshkopët kryesor të Kishës. Shumë nga ta nuk e bëjnë këtë që dje, por në transportierin e blinduar të izolimit, të luftërave, nxitjeve dhe ndalimit të modernizimit të Serbisë për më shumë se dy vite”, ka thënë ai për “Danas”. /Telegrafi/