Në Spanjë arrestohet krimineli serb që vrau mbi 90 shqiptarë

Në mesin e tre kriminelëve të mëdhenj serbë të arrestuar të enjtën e kaluar në Spanjë – Lluka Bojoviç, Vladimir Milisavleviç dhe Sinisha Petriç – ky i fundit akuzohet për krime të luftës në Kosovë në vitin 1999.

Në kërkesën që Serbia i ka dërguar Spanjës për ekstradimin e tyre gjendet edhe dokumentacioni dhe provat të cilat Petriçin e ngarkojnë edhe për krime të luftës. Në mesin e provave të dokumentacionit do të jenë edhe materialet në bazë të të cilave zhvillohet procedura parapenale kundër Petriçit, për shkak të dyshimit se ka udhëhequr togën e cila në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s ka ekzekutuar mbi 90 shqiptarë të burgosur në burgun Dubrava afër Istogut.

Sipas shtypit të sotën serb, Petriçit i kishte humbur çdo gjurmë në vitin 2003, ndërsa procedurën penale për këtë krim e kishte nisur Prokuroria për krime të luftës në bazë të kallëzimit penal të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd. Në këtë procedurë është përfshirë edhe ministri i atëhershëm serb i Drejtësisë, Dragolub Jankoviç. Fletarresti i Interpolit sreb sipas të cilit është arrestuar Petriç në Spanjë është publikuar për shkak të vuajtjes së dënimit prej 15 vjetësh burg, pasi vuajti më pak se pesë vjet.

Petriç ishte dënuar me vedekje në Serbi si pjesëtar i grupit kriminal të Marinko Magdës, për shkak të vrasjes së familjes treanëtarëshe në vitin 1994. Dënimi i është shndërruar në 15 vjet burg, dhe më pas ishte dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pozharevcit, Zabela.

Nga atje, bashkë me 11 të dënuar të tjerë për veprat më të rënda penale në vitin 1999 është transferuar në burgun Dubrava afër Istogut, në Kosovë. Siç thuhet, në burgun e Dubravsa kishin arritur edhe armët. Prokuroria po heton dyshimet se vrasjen e të burgosurve shqiptarëve e kishin bërë pasi si kompensim u ishte premtuar liria./shekulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat