Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka “puthur”, të mërkurën, trotuaret e Prishtinës. Këtë “akt”, nuk e ka bërë ajo nga dashuria për atdheun, por ka rrëshqitur në trotuaret e akullta të kryeqytetit edhe atë para restorantit “De Rada” .
“Presidentja Jahjaga është rrëzuar si pasojë e rrëshqitjes në akull, derisa po hynte në lokalin “De Rada” në Prishtinë. Por, ajo fatmirësisht nuk është lënduar”, thotë një burim për gazetën “Zëri”.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Presidenca nuk kanë kthyer përgjigje.
Sido që të jetë, kjo është hera e dytë që presidentja Jahjaga është rrëzuar që nga marrja e postit si presidente e vendit. Herën e parë është rrëzuar në Brezovicë gjatë një shëtitje, madje si pasojë e rrëzimit edhe i është qepur plaga nën mjekër./zeri/