E tërë Kosova e stolisur me flamuj shtetëror po e feston katërvjetorin e pavarësisë. Në kryeqytet, Sheshi “Nënë Tereza” është bërë gati për festën dhe aktivitete të ndryshme.
Sheshi kryesor në Prishtinë është e stolisur me flamuj shtetëror dhe me dekorime të ndryshme me drita, që janë vendor aty nga mbrëmja.
Në qendër të Prishtinës tashme po vërehen mjaft qytetarë të tubuar, e numri i të cilëve vazhdimisht po rritet. Ata shprehen të lumtur që është arritur pavarësia, por ka të tillë që nuk janë shumë të kënaqur me të arriturat. Qytetarët thonë se do ta festojnë në mënyra të ndryshme.
Atmosferë festive ka edhe nëpër qytetet e tjera të Kosovës, dhe kësaj po i ndihmon edhe moti i mirë.
Në Pejë sot do të bëhet përurimi i objektit të ri të Asamblesë komunale, kurse në Prizren do në mbrëmje prite të mbahet një koncert. Edhe në Gjilan, Ferizaj, e Gjakovë, qytetarët kanë filluar tashmë të dalin nëpër sheshet kryesore, që janë të stolisur me flamuj shtetëror./rtk/