Persona të panjohur të premten mbrëma kanë rrëzuar dhe dëmtuar monumentin prej dëbore “Newborn”, i ngjashëm me atë në Prishtinë. Disa ditë më parë, me nismën e një gazetari shqiptar u ngrit ky monument dëbore në qendër të qytetit të Bujanocit në Luginën e Preshevës, shenjë simbolike për festimin e pavarësisë së Kosovës.
Siç mëson agjencia e lajmeve “Bujanoci”, “NewBorn” është rrëzuar nga serbë lokal, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në ngritjen e tij kontribuuan shumë aktivistë dhe qytetarë shqiptarë në këtë qytet të banuar me shqiptarë dhe serbë.
“NewBorn”, sipas autorëve, ishte edhe një shenjë proteste kundër taksave të vendosura të sigurimit për qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët së fundi e kanë të vështirë të udhëtojnë drejt Kosovës. /bujanoci/