Sot, 21 vjet nga rënia e bustit të Enver Hoxhës (Video)

20 shkurti i vitit 1991 ka hyrë në kujtesën historike të popullit shqiptar si dita kur u përmbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha, i vendosur në qendër të kryeqytetit. Pamjet e atyre ngjarjeve, shkurtin e vitit 1991 në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare. Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.

Ndërkohë ditën e sotme në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar do të përurohet Pavijoni i Terrorit Komunist ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha. Në këtë pavijon nëpërmjet fotove, dokumenteve shifrave e objekteve personale të burgosurve, të pushkatuarve e të internuarve të shumtë, do të jepen të dhëna tronditëse të kësaj kategorie njerëzish, që ishin nga njerëzit e thjeshtë deri tek ish deputetë e ministra, një pjesë e të cilëve vdiqën në burgjet e diktaturës komuniste.

Pavijoni është vendosur në katin e dytë të Muzeut Kombëtar, në një sipërfaqe ekspozuese prej 400 metra katrorë. Duke ndjekur një linjë historiko-kronologjike, në rreth 60 stenda trajtohen ngjarjet historike të viteve 1945–1990. Bashkangjitur me stendat, në pavijon janë parashikuar disa monitorë të cilët do të shfaqin kolazhe dokumentesh që nuk kanë mundur të ekspozohen, lista të gjata të emrave të të persekutuarve apo edhe materiale audio-vizive të nxjerra nga Arkivi i Filmit.

Ndërkohë sot në 21-vjetorin e kësaj ngjarjeje, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian. /albeu/

{youtube width="660" height="450"}a2HrSLjDdRY{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat