Për Kryeministrin e Kosovës, befasisht Rezoluta 1244 është bërë e rëndësishme madje sipas tij e përcakton integritetin territorial të Kosovës.
Të hënën, ai ka shfrytëzuar një takim ndërministror për integrime evropiane të flas për zhvillimet e fundit përkitazi me përdorimin e 1244 në fusnotën për Kosovën. Njerëzit që shfaqin dilema sipas kryeministrit, janë antiamerikanë, antievropianë dhe që e duan një Kosovë të izoluar.
"Kjo qasje nuk do të lejohet" ka thënë Kryeministri.
Sipas tij, tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet në nismat rajonale si shtet ndërsa në fusnotë do të futet Deklarata e Pavarësisë, Mendimi i GJND-së dhe Rezoluta 1244. /indeksonline/