Shtyhet takimi në Bruksel

Ashtu siç bënë me dije edhe Komisioni Evropian, delegacioni i Kosovës nuk ka shkuar mbrëmë në Bruksel. Ndërkohë bëhet e ditur se ardhja e këtij delegacioni pritet gjatë ditës.

Për arsyet e vonesës së delegacionit të Kosovës nuk njofton askush, as nga Brukseli, por as Prishtina zyrtare.

Radio Kosova ka bërë përpjekje që të kontaktoj me kryenegociatoren Edita Tahiri apo ndonjë nga këshilltarët e saj, por kjo që nuk ka qenë ë mundur për shkak të mbylljes së telefonave.

Robert Cooper, ka bërë publike çështjet që do të diskutohen. Sipas tij, do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në raundet e mëhershme.

Zyrtarë të BE-së nuk kanë shprehur garanci se nga ky takim mund të ketë një marrëveshje. /rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat