Çdo javë nga dy femra sulmohen seksualisht në Kosovë

Sipas një studimi të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të EULEX’it, së paku një femër sulmohet seksualisht çdo 3,5 ditë në Kosovë. Studimi thekson se numri i vërtetë i sulmeve seksuale në Kosovë mbetet i panjohur.

Departamenti i Mjekësisë Ligjore të misionit të BE’së në Kosovë, EULEX ka nxjerrë për herë të parë një dokument që flet për evolucionin e kriminalitetit të dhunshëm në Kosovë, gjatë pesë viteve të fundit.

Sulmet seksuale janë të përfshira në këtë studim dhe të dhënat janë marrë nga regjistrat e zyrës së ekzaminimit mjekësor, një divizion i zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore (OMPF MEO).

Studimi ka analizuar të dhënat nga 401 raste të sulmeve seksuale të ekzaminuara nga OMPF gjatë periudhës 2003 – 2008. Studimi ka zbuluar se së paku një femër është sulmuar seksualisht çdo 3,5 ditë në Kosovë.

Nga këto raste, 38 për qind e viktimave të sulmeve seksuale ishin nën moshën 16 vjeçare. Përveç sulmeve seksuale, kjo përbën edhe abuzimin e fëmijëve.

Nga mostra e nxjerrë, gjersa femrat të të gjitha moshave mund të jenë të viktimizuara, ato të moshës 15-16 vjeçare mund të jenë më të rrezikuara, 22 për qind nga totali i mostrës.

Mosha e kryerësve të krimit është 13-41 vjet dhe vetëm 41 kryerës janë sjellur për ekzaminim mjeko-ligjor gjatë periudhës së studimit.

Numri mesatar i femrave seksualisht të sulmuara në vit është 86, 4. Kjo barazohet me 7.2 muaj.

Sipas studimit dhe përqindjes së ndarë për muaj, sulmet seksuale ndodhin në maj dhe shtator.

Komuna e Prishtinës ka përqindjen më të madhe të sulmeve (54%) ndërsa komuna e Gjakovës renditet me më së paku sulme (5%).

OMPF’ja thotë se të dhënat e paraqitura në këtë studim duhen të shihen si një reflektim minimal të kësaj dukurie të gjerë.

Një studim pilot që është bërë nga autori këtë vit ka zbuluar se 70% e të anketuarve ka pësuar nga një formë e sulmit seksual. Asnjë prej tyre nuk e ka raportuar këtë tek autoritetet.

Kjo zyre kërkon nga lexuesit të kontribuojnë me të dhëna derisa raporti në detaje është në përgatitje e sipër./gazetajnk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat