Maqedonia vendstrehim i kriminelëve serb

Lideri i grupit të tifozëve serbë “Grobari” nga Beogradi është arrestuar sot pasdite në Shkup. Millosh Radosavleviq-Kimi është arrestuar në një kafiteri të Shkupit, pasi paraprakisht policia maqedonase kishte marrë një fotografi nga policia serbe.

Krimineli serb ka kryer disa vepra të rënda, ndërsa përveç dhunës dhe kërcënimeve ai kishte djegur xhaminë Bajrakli në Beograd në vitin 2004.

Informacionet për arrestimin e Radosavleviqit e kanë konfirmuar edhe ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe ajo e Serbisë. Ai së fundmi është transportuar dhe iu është dorëzuar policisë serbe në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Njëherësh kjo është një dëshmi se shumë prej kriminelëve serbë si vendstrehim kanë zgjedhur Maqedoninë./zhurnal/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat