Motra sulmon me thikë vëllanë e saj

Një 17 vjeçare nga rrethina e Tetovës e ka lënduar me thikë vëllanë e saj 22 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Tearcë, kurse i lënduari menjëherë është dërguar për kurim në Spitalin Klinik të Tetovës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. “17 vjeçarja me thikë i ka shkaktuar dy plagë në pjesën e majtë të shpinës dhe në pjesën e pasme të kurrizit vëllait të saj 22 vjeçar H.R. Lëndimit i ka paraprirë një zënkë dhe rrahje, që ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Tearcë, në të cilën ka marrë pjesë edhe nëna V.R 47 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës. Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe ka marrë për analizë të mëtejshme thikën dhe gjurmë të tjera. Jozyrtarisht merret vesh se shkas për zënkën kanë qenë mosmarrëveshjet e brendshme familjare./koha.mk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat