Maqedonia ia dorëzon Serbisë piromanin e xhamisë së Beogradit

Në Shkup dje pasdite u arrestua Millosh Radosavleviq, i njohur si Kimi, serbi që dogji xhaminë qendrore të Beogradit.

Kimi është udhëheqës i grupit të tifozëve “Grobari” të klubit të futbollit Partizan i Beogradit. Ai së fundi po strehohej në Maqedoni, pasi që kërkohej për kryerjen e disa veprave penale, dhe se ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtar.

Kimi ishte autori kryesor për djegien e Bajrakli xhamisë në Beograd në vitin 2004.

Pas arrestimit ai dje i është dorëzuar autoriteteve serbe në vendkalimin kufitar Tabanoc. /INA/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat