Atmosferë pozitive në Bruksel

Në Bruksel po vazhdon dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili ka filluar në orën 10 të mëngjesit.

Palët kanë pasur një pauzë dreke dhe janë kthyer sërish, për të diskutuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.

Sipas burimeve të BE-së, takimi po zhvillohet në atmosferë pozitive, gjë që jep shpresë se mund të rezultojë me dy marrëveshje: atë për përmbushjen e pikave të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe të menaxhimit të integruar të kufijve, si dhe marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.

Raportohet se më herët, para gazetarëve, ka folur vetëm shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, i cili në lidhje me fusnotën për Kosovën, ka thënë se ka qenë propozim i Serbisë, i përqafuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Srtefanoviq ka thënë se zgjidhja për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale do të jetë duke marrë parasysh Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por ka hedhur poshtë mundësinë, që të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas Bashkimit Evropian, një arritje e marrëveshjes do të ishte në të mirë të të dyja palëve, sepse Serbisë i ndihmon për statusin, ndërsa Kosovës për nismat rajonale.

Nuk dihet nëse ky raund bisedimesh do të përmbyllet sonte, apo do të vazhdojë edhe nesër. Në Bruksel po vazhdon dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili ka filluar në orën 10 të mëngjesit.

Palët kanë pasur një pauzë dreke dhe janë kthyer sërish, për të diskutuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.

Sipas burimeve të BE-së, takimi po zhvillohet në atmosferë pozitive, gjë që jep shpresë se mund të rezultojë me dy marrëveshje: atë për përmbushjen e pikave të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe të menaxhimit të integruar të kufijve, si dhe marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.

Raportohet se më herët, para gazetarëve, ka folur vetëm shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, i cili në lidhje me fusnotën për Kosovën, ka thënë se ka qenë propozim i Serbisë, i përqafuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Srtefanoviq ka thënë se zgjidhja për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale do të jetë duke marrë parasysh Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por ka hedhur poshtë mundësinë, që të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas Bashkimit Evropian, një arritje e marrëveshjes do të ishte në të mirë të të dyja palëve, sepse Serbisë i ndihmon për statusin, ndërsa Kosovës për nismat rajonale.

Nuk dihet nëse ky raund bisedimesh do të përmbyllet sonte, apo do të vazhdojë edhe nesër./rel/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat