E thërrasin për kafe, ia ngulin thikën

Një 27- vjeçar, që u ka besuar së tepërmi personave me të cilët më herët kishte probleme, ishte ftuar nga ta për kafe në një restorant, por ai u prit me therje thike, për çka është nevojitur ndihma e mjekut.

J.Q., i lindur në vitin 1985, kishte pasur një mosmarrëveshje me shokët e tij në restorantin „House Bar“ dhe një i afërm i të dyshuarit, A.Xh., e kishte ftuar atë

për një kafe në lokal. Megjithatë, sapo u fut brenda, i dyshimti R.M. e ka sulmuar me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima ia doli të ikë dhe mori një taksi për ta çuar në spital e i dyshuari i ka shkuar prapa dhe ka tentuar ta nxjerrë viktimën nga vetura, por nuk ia doli dhe me këtë rast dëmtoi dorezën e derës së veturës të llojit „Mercedes“.

Policia që nisi hetimet mori në pyetje dëshmitarët, por nuk ia doli ta kapë të dyshimtin, i cili është në arrati./zeri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat