Reagimi i PD-së me rastin e largimit të nxënëseve nga shkolla për shkak të mbulesës

Partia e Drejtësisë dënon ashpër urdhëresat e ekzekutivit të Komunës së Gjilanit dhe të Komunës së Mitrovicës për ndalimin e vijimit të mësimit në shkollat publike të nxënëseve për shkak të bartjes së mbulesës së kokës.

Largimi i nxënëseve nga shkolla dhe ndërprerja e shkollimit të tyre obligativ ligjor për shkak të mbulesës së kokës paraqet shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe diskriminim të vrazhdë në baza fetare.

Theksojmë dhe përkujtojmë të gjitha institucionet relevante të vendit se liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të jenë subjekt i vullnetit politik të një ministri dhe rregullimit me akte nënligjore – urdhëresa administrative, dhe se vijimi i mësimit në shkollat publike për vajzat që mbajnë mbulesën e kokës si shprehje publike të bindjeve të tyre fetare është i garantuar me Konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit dhe nuk është i ndaluar me asnjë ligj në fuqi.

Partia e Drejtësisë kërkon që kjo praktikë të ndërpritet menjëherë dhe paralajmëron iniciativën ligjore në Kuvendin e Kosovës për rregullimin e e kësaj çështje nëpërmjet ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit kundër Diskriminimit mbështetur në Nenin 38 paragrafi 3 të Kushtetutës së vendit, që thotë: “Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj”./PD/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat