Ejup Qerimi zgjedhet kryeshef ekzekutiv i PTK-së

Bordi i Drejtorëve të Postë Telekomit të Kosovës, unanimisht ka vendosur sot që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së të zgjidhet Ejup Qerimi.

Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të PTK-së dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

Fillimisht Bordi i Drejtorëve i PTK-së ka përzgjedhur gjashtë kandidatë në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv është Ejup Qerimi, thuhet në një komunikatë për media të PTK-së.

Ndryshe Ejup Qerimi aktualisht është anëtar i Bordit të Trustit Pensional të Kosovës, ndërkaq më parë ka punuar sekretar në Odën Ekonomike, dhe në kompaninë IPKO./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat