Obama kërkon falje për djegien e Kuranit

Zyra e presidentit afgan Hamid Karzai tha se presidenti amerikan Barak Obama i ka dërguar një letër në Kabul për të kërkuar falje zyrtarisht për djegien e Kuranit në një bazë të NATO-s në Afganistan. Në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Karzait citohet Obama të ketë thënë se incidenti nuk ishte i qëllimshëm. Ai thuhet se është zotuar për një hetim të plotë. Djegia e kopjeve të Kuranit ka nxitur protesta në masë të madhe në Afganistan, disa prej të cilave kanë rezultuar të dhunshme. Vetëm të mërkurën u raportua për shtatë të vdekur. Ndërsa, sot, NATO njoftoi se një person i veshur me uniformë të ushtrisë afgane ka qëlluar për vdekje dy ushtarë të misionit paqeruajtës ISAF./koha.mk/



Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat