Rrihen nxënësit shqiptarë dhe maqedonas

Rrahje mes nxënësve shqiptarë dhe atyre maqedonas ka ndodhur sot në autobusin me numër 65 që qarkullon nga qendra e Shkupit, nëpër fshatin Hasanbeg dhe shkon deri në Stajkovcë.

Nxënësi M.A, 15 vjeçar së bashku me nxënës të tjerë është vozitur në autobusin numër 65 ku ka ndodhur një konfrontim verbal ndërmjet tyre dhe grupit tjetër të nxënësve të etnitetit shqiptar.

Në fshatin Stajkovcë, kryesisht të banuar me maqedonas kanë filluar të rrihen, dhe pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes, raporton Zhurnal. Nga Policia kanë njoftuar se i kanë marrë të gjitha masat për ta zbardhur rastin.



Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat