Pas marrjes së lajmit rreth arritjes së marrëveshjes në Bruksel, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se është konfirmuar politika “edhe BE edhe Kosova”.
Siç transmetojnë mediat serbe, sipas Telegrafiit, Tadiq e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, që sipas tij, në forumet rajonale Prishtina do të përfaqësohet “nën ombrellën e Rezolutës 1244 të OKB, që do të thotë se Kosova nuk do të jetë e pranishme si shtet i pavarur”. “Kosova nuk do të prezantohet në punën e forumeve dhe institucioneve rajonale si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së rreth Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Republika e Serbisë është anëtare e Kombeve të Bashkuara, që respekton edhe rezolutën 1244 të OKB-së, e cila garanton sovranitet mbi Kosovën, si edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila nuk përcakton një sovranitet të tillë”, ka deklaruar Tadiq./koha/